Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku ka paralajmëruar se së shpejti do të hapet konkursi për plotësimin e vendeve të braktisura në Forcën e Sigurisë së Kosovës nga pjesëtarët serb. Ai ka shprehur keqardhje për braktisjen e FSK-së nga pjesëtarët e komunitetit serb dhe ka theksuar se Forca e Sigurisë së Kosovës është organizatë profesionale ku hyhet vullnetarisht. “Në FSK nënshkruhet kontrata për shërbim në FSK. Janë të parapara rregullat për shkëputje të kontratës dhe ne kemi shkëputur kontratën me një numër të pjesëtareve tanë që vinin nga komuniteti serb. Tash janë liruar disa vende dhe shumë shpejt do të hapet konkursi dhe do t’i plotësojmë këto vende, po me pjesëtarë të komunitetit serb, dhe mund të them se ka interesim të madh për t’iu bashkuar FSK-së – pra, nga radhët e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë, ka deklaruar zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …