Thaçi: Bajrain tolerant

Thaçi: Tetë vjet më parë GjND e dha mendimin këshillues mbi legalitetin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi e ka kujtuar 22 korrikun e vitit 2010 vit në të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë mendimin këshillues mbi legalitetin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se edhe në ditët e sotme na presin procese e sfida për tejkalimin e të cilave duhet të japim kontribut të gjithë.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tetë vjet më parë dha mendimin këshillues mbi legalitetin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Ky vendim i parapriu shumë proceseve politike, në të cilat ishim të bashkuar, duke ia siguruar Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare. Edhe sot, na presin shumë sfida, e për tejkalimin e tyre duhet të japim kontribut të gjithë, për t’i siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë, anëtarësimet në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …