Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, pritet të paraqitet sot në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane. Aty ajo do të prezantojë Marrëveshjen Financiare për fondet e IPA 2017, pjesën ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, njofton zyra për Komunikim e Kuvendit. Kjo marrëveshje pritet të ratifikohet pas shqyrtimit të projektligjit për këtë marrëveshje. Kjo do të jetë paraqitja e parë e ministres Hoxha pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian në lidhje me kriteret për liberalizimin e vizave.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …