Qeveria e Gjermanisë ende nuk i ka përfunduar diskutimet rreth liberalizimit të vizave për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar Ambasada Gjermane në Prishtinë. Deputetët dhe njohësit e integrimeve thonë se tani pas dhënies së rekomandimit për heqjen e vizave nga Komisioni Evropian Kosova duhet të lobojë te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për ta siguruar mbështetjen e tyre për heqjen e regjimit të vizave Qeveria e Gjermanisë gjithmonë e ka bërë të qartë se mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi që vendi ynë t’i ketë plotësuar kushtet. Megjithatë, mbështetja e shtetit gjerman ende nuk është sigurt e as tani pas dhënies së rekomandimit për heqjen e vizave për Kosovën nga Komisioni Evropian. “Qeveria gjermane mirëpret faktin që Komisioni Evropian ka dhënë një mendim lidhur me përmbushjen e kritereve të mbetura për liberalizimin e vizave për Kosovën. Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria gjermane ende nuk i ka përfunduar diskutimet rreth kësaj çështjeje”, thuhet në përgjigjen e kësaj Ambasade. Megjithatë, më tutje thuhet se Gjermania e ka bërë të qartë se e mbështet liberalizimin pasi të plotësohen kushtet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …