Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Të munda, më munde…!

Shqiptaret e Kosoves jane te njohur per stoicizmin e tyre dhe dashurin e madhe per Kosoven. Ata zaten, fituan mbi fushaten e spatrimit etnik te projektuar nga Serbia. U kethyen i madh e i vogel pas luftes, duke shpresuar se çlirimi dhe liria e shumepritur do te agoje per ta. Por, me vone e kuptuan se ishin ne lajthitje, komesarët politik të luftës dhe të paçes, me parti “çlirimtare” me komandantë partiak, më komandantë se komandantet e njëmendët te luftes. Shume nga ta te shkathet dhe te sprovuar ne beteja korruptive dhe partiake (parti-shtet), ua erresuan jeten shqiptareve pas luftes. Ata filluan te nderrojne rolet me serbet okupues, filloje fushata e eger e uzurpimeve te tokave dhe shtepive, private e “shoqerore” nder to edhe te shqiptareve. Disa me te drejte ngase nuk kishin ku te jetonin, por shumica e atyre qe e ngulfaten te ardhmen e Kosoves ishin te tri partive politike PDK, LDK, AAK, te sprovuara ne pushtet. Filloje ndertimi i eger, pa respektuar parametrat e sigurise, pa studime seizmologjike te tokes, pa percjellje adekuate me projekte adekuate te infrastruktures se ujit te pijshem dhe kanalizimit, te pastrimit te ujerave fekale, te ndertimit te ndertesave shumekateshe ne nje hapesire te ngusht ku nuk mund te vehen as shkallet e zjarrefikesve… Dhe tash po ata shqiptare me optimistet ne bote kane filluar ta shohin realitetin e hidhur se kjo kaste e politikaneve nuk eshte ne gjendje te udheheqe me shtetin, ata jane servile te diplmateve te huaj.

Serbia u ngrite nga gremina fale bisedimeve te Prishtines (Kosoves me fusnote) me Beogradin (Serbine), duke neglizhuar ne absurditet faktin se Kosova eshte e pavarur dhe ate gjykim-opinion pozitiv e ka dhene GJND.

Keto bisedime te BE-se me Serbine, sipas temave te diktuara nga Serbia beheshin dhe behen me miratimin e Kosoves me fusnote. Qellimi eksplicit i tyre eshte perafrimi i Serbise ne BE. Shteti i Kosoves u kompromitua politikisht me bisedimet e padrejta, pa ndonje plan paraprak operacional dhe kohor, duke u emeruar si teknike. Kornize e bisedimeve do te duhej te ishte Marreveshja nderkombetare Ahtisaari, permbushja e se ciles eshte dashur te ishte  kornize e pranueshme dypaleshe, jo dicka e panjohur, ngase edhe ashtu Marreveshja Ahtisaari ishte e mandatuar, pra e pakthyeshme. Kosova kishte përmbushur detyrat shtepiake, si kompromis me pranimin e Marreveshjes nderkombetare Ahtisaari, produkt i se ciles eshte Kushtetuta e Kosoves, e bazuar ne po ato parime koncesuale te marreveshjes, jo Kushtetuta e Kosoves e votuar nga parlamenti, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Kriteret e percaktuara te BE-se per Serbine, i mundesuan asaj për të thithur fonde nga BE-ja. Krahas kesaj kryen shume pune te tjera, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, kritere te vendosura nga BE.

Ndersa Thaci u “vetemashtrua” beri shume leshime ne kundershtim edhe me Kushtetuten e Vendit si psh, “Zajednica”. Ai duke mos ditur gje nga ekonomia ka futur Kosoven ne krize te thelle edhe politike edhe ekonomike. Sa me teper te zgjat qeverisja e tij dhe te tjereve si ky, shteti do te shnderrohet ne qerre pa rrote.

Politika “ frikacake” dhe e zbehur shtetndertuese ne ndertimin e institucioneve stabile lekundi themelet e sovranitetit.

Qellimi i vetem zyrtar i partive ne pushtet ishte ruajtja e stabilitetit parlamentar me pakicat e minoriteteve, per te mos shkuar vendi ne zgjedhje te reja… Do te thote se pakicat nuk jane te interesuara qe te kete destabilizim institutional, por vetem te vazhdohet me pagesen e pagave te deputeteve, ndersa subjektet politike shqiptare le te thejne qafen pas posteve. Cilido koalicion qe te fiton per ta eshte njejte, kushtet i kane parashtruar dhe nuk i nderrojne. Ata kane  dhene edhe urnekun me formimin e Grupit parlamentar “Lista serpska” dhe “Grupi 6″… Poashtu i kane te qarta qellimet e tyre politike, athua cfare qellimesh  kane grupet parlamentare shqiptare; LDK-AAK- Nisma, LVV dhe PDK-ja… Atyre iu intereson talli i pushtetit, jo interesi i vendit, nuk ka parashtrim te ndryshimit te kursit politik dhe zgjedhore ne perputhje me rrethanat. Loja parlamentare pa kuorum te mjaftueshem parlamentar vazhdon “te mujta-me mujte”.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …