Investitorët italian, takojnë bujqit malishevas për kultivimin e bimës “Alkekengi”

Në Malishevë, ka qëndruar një ekip ekspertësh në bujqësi, përkatësisht të prirë nga investitori Pierpaolo Cavaglieri, e të shoqëruar edhe nga zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Vesel Krasniqi dhe këshilltari i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, Faton Thaçi, ku janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha dhe drejtori për bujqësi, Murat Hoxha, e më pas janë takuar edhe me bujqit lokal të Malishevës, me të cilët kanë biseduar për kultivimin e bimës “Alkekengi” në territorin e Komunës së Malishevës. Në takimin me krerët komunal të Malishevës, investitorët italian prezantuan idetë e tyre për kultivimin e bimës “Alkekengi”, e cila përdoret në industrinë e ushqimit dhe në mjekësi. Për këtë interesim të tyre, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka falënderuar investitorët italian, si dhe ju ka sqaruar edhe kushtet dhe lehtësirat që Komuna e Malishevës, ofron për investitorët. Më pas, ekipi nga Italia, është takuar edhe me bujqit lokal të Malishevës, para të cilëve është paraqitur interesimi i tyre, për kultivimin e kësaj bime, e cila ka kushte të favorshme për tu kultivuar në këtë pjesë, e në të njëjtën kohë, është edhe një prej bimëve më të kërkuara në tregun evropian, në këtë industri. Pierpaolo Cavaglieri, e ka prezantuar këtë bimë para bujqve, si dhe i ka shpjeguar edhe karakteristikat e saj, procesin e mbjelljes dhe rritjes, e deri në vjeljen e saj. Investitori italian, tha se nëse arrihen të mbillen dhjetë hektarë me këtë bimë, ai do të ndërtoj edhe një fabrikë për kultivimin e frutave, ndërsa fermerët të cilët do ta kultivojnë këtë bimë, e kanë tregun e garantuar, pasi ai do të bëj kontratë me të gjithë kultivuesit. Në këtë takim, edhe zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Vesel Krasniqi, tha se “ministria, këtë produkt do ta rendit në programin e saj zhvillimor dhe kultivuesit e kësaj bime, do të ndihmohen nga ministria”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …