Komuna e Rahovecit dhe N.SH.T “AGRO CELINA”, nënshkruajnë kontratë për shfrytëzim afat shkurtër të pronës së paluajtshme Komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Fehmi Rexhepi, përfaqësues i Qendrës Grumbulluese për  Pemë dhe Perime N.SH.T “AGRO CELINA”, kanë nënshkruar kontratë për shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës së Rahovecit. Objektivi i kontratës së nënshkruar është dhënia në shfrytëzim afat shkurtër deri në 15, (pesëmbëdhjetë) vite, e pronës  së  paluajtshme të Komunës së Rahovecit, e cila gjendet në zonën kadastrale Xërxë në vendin e quajtur Skaja, e evidentuar P.SH E KOSOVËS, KK Rahovec dhe ku objekti i destinuar si Qendër Grumbulluese për  Pemë dhe Perime dhe se objekti përfshinë tri parcela në sipërfaqe të përgjithshme prej 9839  ͫ ² (metra katror) dhe që në shfrytëzim jepet vetëm objekti në sipërfaqe prej 2172 ͫ ² (metra katror) parcelat kadastrale që përshijnë objekti janë: Parcela kadastrale sipas certifikatës së pronësisë  Nr. P-71510033-01039-0, Parcela kadastrale sipas certifikatës së pronësisë  Nr. P-71510033-01040-0, Parcela kadastrale sipas certifikatës së pronësisë Nr. P- 71510033-01042-0. Sipas nenit tre të kontratës prona e paluajtshme përkatësisht objekti në sipërfaqe të përgjithshme prej 2172 ͫ ² (metra katror), është dhënë në shfrytëzim pa pagesë konform vendimit Nr. 1508 i datës 30.04.2018. Detyrimet e qiradhënësit janë që pas nënshkrimit të kontratës, qiradhënësi detyrohet që qiramarrësit t’ia dorëzon objektin në posedim dhe shfrytëzim dhe tija mundësoj rregullimin e dokumentacionit të nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë se tij, sipas ofertës së prezantuar. Kurse obligimet e qiramarrësit janë që qiramarrësi e merr në shfrytëzim objektin të cilin do ta shfrytëzon për ushtrimin e veprimtarisë për grumbullimin e pemëve dhe perimeve për prodhuesit e Komunës së Rahovecit dhe me gjer, në bazë të ofertës së parashtruar në ankandin publik dhe vlerësimit nga komisioni për shfrytëzim dhe vlerësim të ofertave që është miratuar nga Kuvendi i Komunës së Rahovecit Nr. 595 më datë 16.02.2018. Pas nënshkrimit të kontratës, qiramarrësi do të angazhohet që në bashkëpunim me  donatorët e brendshëm, të jashtëm dhe me forcat e veta ti ndihmoj fermerët e komunës së Rahovecit për sigurimin e tregut dhe çmimin e favorshëm për fermerët e Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …