Me rastin e fillimit të mësimit, Policia u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit

Policia e Kosovës themelon ”TASK FORCË” për parandalim të aksidenteve në trafikun rrugor

Duke iu referuar situatës shqetësuse gjatë kësaj periudhe lidhur me aksidentet në trafik dhe pasojat e tyre në shkaktimin e humbjes së jetëve njerëzore, marrë për bazë shtimin e numrit të automjeteve, duke përfshirë edhe pjesmarrësit tjerë në trafik të të gjitha kategorive, Policia e Kosovës ka marrë masa serioze shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë, parandalimin e aksidenteve të trafikut dhe zbatimin e ligjshmërisë në funksion të menaxhimit dhe kontrollit të trafikut rrugor. Apelet, fushatat vetëdijësuese, veprimet operacionale policore, qasja e institucioneve tjera relevante që kanë rol dhe ndikim në ndryshimin e kësaj gjendje në trafik, shfaq nevojën e krijimit të mekanizmave shtesë për të kontribuar për një siguri edhe më të madhe nëpër rrugët tona. Dhe për këtë qëllim Policia e Kosovës nga sot ka themeluar “TASK FORCËN” për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor.

Qëllimi kryesor i kësaj TASK FORCE është që përmes komandës dhe kontrollit të ndikohet direkt në parandalimin e aksidenteve të trafikut rrugor, duke angazhuar sa më shumë personel policor nga niveli qendror dhe ai lokal, duke përfshirë edhe stafin udhëheqës të Policisë. Plani veprues dhe parandalues i kësaj ”TASK FORCE” parasheh përfshirjen, koordinimin dhe bashërendimin e njësiteve të ndryshme në terren, në pika kontrolli, akse rrugore, si dhe aplikimin e metodave të ndryshme të avancuara nga njësitet policore, për arritjen e parandalimit të aksidenteve në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale. Gjithashtu, për të arritur dinamikën e ndikimit tek shoferët pjesmarrës në trafik do të aplikohet “ZERO tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve”.

Për një efekt parandalues-pozitiv të këtyre angazhimeve dhe masave operative të planifikuara, Policia e Kosovës kërkon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht te shoferët/drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë rregullat që dalin nga Ligji i trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe në veçanti t’i përmbahen shpejtësisë së lejuar, pasi që vetëm në këtë mënyrë kontribuojnë për një siguri më të madhe nëpër rrugët e vendit tonë dhe evitojnë humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …