Kryeministri, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka folur lidhur me ato kompromiset e dhimbshme me Serbinë që po përfliten të ndodhin në fazën e fundit të dialogut. Sipas tij, kompromisi i dhimbshëm do të jetë fakti i njohjes nga Serbia, që sipas tij nënkupton një lloj falje. Sipas tij kjo nuk nënkupton falje ligjore për krimet e Serbisë, por është e rëndë për popullin e Kosovës të kalojë në një gjendje të njohjes reciproke me Serbinë. Më pas kryeministri ka folur edhe për rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi ku është shprehur se ka kohë pasi tani janë të fokusuar në liberalizmin e vizave, që ky proces, sipas tij, do të përfundojë shpejt.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …