leoni

Albin Kurti

Albin Kurti dikur e kishte kundërshtuar marrëveshjen për energjinë tani e përshëndet

Elektroserveri nuk duhet të pranohet kurrsesi, kështu kishte deklaruar kryeministri Kurti në vitin 2015- të, ndërsa tani Kurti e përshëndet këtë marrëveshje. “Besoj që nuk ka mundësi të rregullohet kjo çështje pa i sqaruar kjo qeveri çështjet e shumta për dy elemente, i pari është KEDS, i dyti Elektroserveri, nuk është e mundshme të rregullohet as situata energjetike në Kosovë pa u marrë me këtë trashëgimi të presidentit aktual që është përmbajtjesor i cili e ka bërë këtë ushtrues detyre”, kishte vijuar Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në vitin 2018. Kurse në vitin 2022, respektivisht të martën, kryeministri Albin Kurti e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur e cila është e njëjtë me atë të 2015-tës, të cilën e kishte kundërshtuar më herët. Në deklarimin e tij, ai ka thënë se kjo marrëveshje do të mundësojë që të gjithë qytetarët të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …