Profesori universitar i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, thotë për Radio Kosovën se politikisht mund të ushtrohet presion ndaj autoriteteve të gjykatës që të respektojnë rregullat ligjore, e në mënyrë të veçantë, të mundësojnë një gjykim të shpejtë, të drejtë e të paanshëm. Janë jo vetëm shkelje e Kushtetutës dhe legjislacionit të Kosovës, por edhe shkelje e të drejtave të Konventave Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtës Ndërkombëtare Penale, që nga mbajtja në arrest pa kurrfarë nevoje e deri te shkeljet procedurës në radhë të parë nga gjyqtari paraprak”, tha Bajrami. Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së që po qëndrojnë në paraburgim në Hagë kanë kërkuar që të akuzuarit të mbrohen në liri dhe për këtë i janë drejtuar Policisë së Kosovës për t’i ofruar garanci. Në parashtresat e kryeprokurorit special, Jack Smith, pretendohet se ekziston rreziku që ish-pjesëtarët e UÇK-së të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë ose ta kryejnë ndonjë krim, për çka edhe u është vazhduar masa e paraburgimit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …