Para disa ditësh është hequr flamuri i UÇK-së që ishte vendosur kohë më parë në shtyllën e cila gjendet në oborrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Por, është e paqartë se a ishte kjo një koincidencë apo jo, ngase, çuditërisht, menjëherë pas shkuarjes së presidentit Hashim Thaçi në Hagë për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, flamuri që mbanë logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk qëndron më aty. Nuk dihet se kush dha urdhër apo kush e hoqi flamurin e UÇK-së, i cili, krahas flamurit kombëtar, është ndër flamujt më të dashur dhe të respektuar nga populli shqiptar gjithandej trojeve tona etnike dhe në diasporë. Me të vërtetë shtrohet pyetja – a është heqja e flamurit të UÇK-së vetëm një koincidencë?! (rkl)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …