Pas paraqitjes së provave nga avokatët, Prokuroria dhe të dënuarit e Gjykatës Speciale: Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt në Gjykatën e Apelit në Hagë, pritet shpallja e aktgjykimit përfundimtar. Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, ka treguar se më 1 dhe 2 dhjetor, Dhoma e Gjykatës së Apelit mbajti seancën e apelit në çështjen gjyqësore Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Gjatë seancës, Mbrojtja dhe Prokuroria paraqitën argumentet e tyre dhe po ashtu Panelit të Apelit iu drejtuan edhe Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Paneli i Gjykatës së Apelit do të nxjerrë aktgjykimin në këtë çështje gjyqësore në kohën e duhur, njoftoi për mediet zëdhënësja, Angela Griep.
