Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka vlerësuar se Kosova ka pësuar dëme të mëdha për shkak të moszbatimit të Marrëveshjes së Uashingtonit të vitit 2020, duke theksuar se ky proces kishte mundësuar një partneritet më të ngushtë me SHBA-në. Në një postim në Facebook, ai ka përmendur disa projekte të rëndësishme që do të ishin realizuar, si përmirësimi i sigurisë energjetike, investime nga DFC, dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë teknologjike 5G. Sipas Hotit, një qeveri pro amerikane dhe pro evropiane është jetike për të realizuar këto marrëveshje dhe për të forcuar lidhjet strategjike me SHBA-në.