Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se me ofertën e fundit që i kanë bërë Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë kompromisin më të madh në negociatat për koalicionin qeverisës. Prandaj nuk lëvizim në asnjë moment nga qëndrimet se iu takon për një vit posti i kryeparlamentarit, pesë ministri dhe zotimi për emërimin e presidentit pas një viti. Ish shefi i grupit parlamentar të LDK-së, në një intervistë për KosovaPress, thotë se asnjëherë nuk kanë kushtëzuar formimin e institucioneve, pasi sipas tij, oferta e tyre është vetëm për balancim të pushtetit.Hoti thotë se nëse pranohet oferta e tyre, Vetëvendosje për tri vite do t’i ketë dy pozita shtetërore, kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin. Kryetari tanishëm të Kuvendit, Glauk Konjufca nuk mund të bëhet peng i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes dy partive, ka saktësuar, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …