Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një takimi me strukturat e partisë në Besianë ka deklaruar “se qeveria Kurti e kishte dërguar vendin buzë shkatërrimit duke e shndërruar Kosovën në Kore të Veriut, me sanksione të ashpra ndërkombëtare”. “Është momenti me e ditë qytetarët që qeveria paraprake e ka izoluar vendin dhe ka qenë duke e dërguar vendin në shkatërrim total duke e kthyer Kosovën në Kore të Veriut, duke i prishë marrëdhëniet edhe me Tiranën diçka që askush se ka paramenduar. Kjo ka qenë arsyeja pse ne është dashtë të marrim vendimin me u tërheq prej qeverisë paraprake. Falë qeverisjes tonë shumë prej këtyre dëmeve janë sanuar dhe Kosova është kthyer në kursin perëndimor. Hoti duke folur për zyrtarizmin e bashkëpunimit në mes të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, kanë arritur e kanë marrë atë që e meritojnë, të dytë së bashku në pako. Sipas tij në këto zgjedhje LDK-ja nuk ka vetëm kundërshtar politik por sipas tij “ka kundërshtar të shtetit të Kosovës që synim kanë rrënimin e demokracisë”.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …