Avokati, Arianit Koci, thotë se “Islamofobia është e rrënjosur në disa qarqe ekstreme të BE-së”. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Por, nuk e ka plotësuar një kusht natyroro religjioz: Shumica e popullatës është myslimane. Sidoqoftë, thellësisht jam i bindur që ne shqiptarët, jemi një ndër popujt më tolerant në aspektin fetar. Islamofobia është e rrënjosur në disa qarqe ekstreme të BE-së. Diçka duhet të bëhet për të ndryshuar këtë mentalitet. Ndoshta, luftimi i krimit dhe korrupsionit edhe më shumë do të mund ta zvogëlonte peshën e religjionit në vendimet e BE-së”, ka shkruar Koci.
