Kryeministri, Albin Kurti në një konferencë për media, ka komentuar edhe raportin e Departamentit Amerikan për Energji lidhur me Liqenin e Ujmanit, ndërkohë që ka konfirmuar se qëndrimet e tij mbesin të njëjta, Liqeni i Ujmanit është liqe i Kosovës dhe nga Kosova. “Qëndrimet tona sa i përket Liqenit të Ujmanit janë të njëjta, natyrisht që mund të bëhen analiza dhe studime por detyra jonë thotë që duhet ta konsiderojmë Liqenin e Ujmanit, ashtu siç është, Liqe artificial i Kosovës. Ai foli edhe për Marrëveshjen e Washingtonit për të cilën tha se ka pasur vetëm një pikë të vlefshme të saj, në rastin ku Kosova dhe Izraeli e njohin njëri-tjetrin. “Sa i përket Marrëveshjes së Uashingtonit, s’mund të flasim sikur nuk ka ndodhë 14 shkurti ose 22 marsi. duke lënë të nënkuptohet fitorja në zgjedhje e Vetëvendosjes. Ka njerëz që jetojnë në të kaluarën por nuk besoj se ata i përkasin të ardhmes dhe në këtë kuptim ndryshimi në Kosovë është gjigand, ne jemi përfaqësues të këtij ndryshimi të cilin e bëri populli i Kosovës”, tha Kurti para gazetarëve.
