A. Nagavci

A. Nagavci: Pavarësisht Gjykatës jam e bindur se mosveprimi im në rastin e Kamenicës do të ishte shkelje e të drejtave të fëmijëve

Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar vendimin e MASHT-it për rihapjen e shkollave në Komunën e Kamenicës, të cilat ishin mbyllur si pjesë e reformës në arsim nga ish-kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, i cili tha se  tha se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duhet të japë dorëheqje. Lidhur me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ministrja Nagavci tha se do ta analizojë me kujdes në ditët në vijim, por ende është e bindur se mosveprimi në rastin e Kamenicës do te ishte shkelje e të drejtave të fëmijëve, shkelje e së drejtës kushtetuese për arsim, shkelje e konventave ndërkombëtare dhe në dëm të interesit të fëmijëve. Një gjë të tillë nuk mund ta toleroj as si ministre, as si nënë e as si profesioniste”, ka thënë zonja Nagavci, së cilët ditë më parë iu ka ngritur edhe akuza për vepra penale, në vitin 2016.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …