Zëri i femrës në të kaluarën ilire, arbëreshe është i njohur dhe kryesisht lidhet me mbretëreshën Teutë, e cila duke mos duruar piratët romakë në detin e Adriatikut, urdhëroi ushtrinë e saj t’i përndjek ata. Historianët e kohës antike thonë se ky akt i mbretëreshës Teutë u bë shkak edhe për luftërat qindvjeçare ilire-romake, të cilat shënuan edhe rënien e Ilirisë në sundimin tetë shekullor romak.
Teuta si gruaja e parë kujdestare, njerka e Pinit, birit të rritur te Agronit, që e kishte me gruan e dytë, u vu në krye të shtetit e të ushtrisë së Ilirisë, duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-228 p.e.s. Teuta ishte një personalitet me zë në historinë e Ilirisë, pas Bardhylit, Glaukut Klitit e Agronit. Ajo kishte sunduar vetëm tre bjet por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj Për kohën që udhëhoqi ajo rivalizoi perandorinë dhe perandorët e mëdhenj romakë. Pa dushim se Teuta e mori drejtimin e shtetit në një periudhe të lulëzuar, por do të duhej edhe mendja dhe dora e saj e sigurt për ta ruajtur dhe për ta çuar më përpara ketë zhvillim.
Duke mos e duruar një femër mbretëreshë dhe pretendente për të jetuar në një shtet të pavarur Senati romak nisi një aksion të bashkërenduar politiko-diplomatik, të shoqëruar me provokime ushtarake. Kështu, kur disa anije romake u sulmuan në Adriatik nga anije ilire dhe disa tregtare italike u prekën nga ilirët në Foinike, Roma nisi dy delegate (Gain e L. Korongain) në Shkodër, të cilët i kërkuan Teutës të ndërpriste sulmet në det. Si diplomate, ajo premtoi se do të kujdesej që romaket të mos pësonin ndonjë padrejtësi në detin e përbashkët, por nuk mund të ndalonte lundrimin privat të nënshtetasve jashtë Ilirisë. Delegati më i ri, që s’i përshtatej kohës, guxoi : “Romaket, o Teutë kane një zakon shume të mirë që padrejtësitë private i ndjekin publikisht dhe i ndihmojnë atyre që dëmtohen padrejtësisht. Dhe do të përpiqemi që për se shpejti të të detyrojmë që të ndreqesh zakonet mbretërore të ilireve”. Teuta u fye aq shumë sa urdhëroi ta vrisnin delegatin kërcënues.
Duke mos qenë të mësuar në atë epoke me praninë e grave si mbretëruese dhe për rolin e strategut (siç ishte rasti me Teutës e Ilirisë), atë e portretizojnë një sundimtare krenare nga natyra si grua dhe nga fuqia si shtet, por me dobësi (frike dhe paqëndrueshmëri) posa merrte vesh kërcënimet romake për luftë. Por, ta, shtojnë se po ajo grua, porsa shihte se rreziku ende nuk ishte afruar, i përbuzte dhe dërgonte ushtri atje ku donte. Atëherë del se kjo mbretëreshe-stratege ilire qëndronte në lartësinë e strategeve të kohës, të cilët dinë të çmojnë situata e të shfrytëzojnë rrethanat. Atëherë, Romës i duhej një shkak. Ky u “gjet” shpejt të “pirateria”, e posaçërisht të “vrasja” nga Teuta e ambasadorit romak, që kthehej në Romë. Teuta përdori mjaft taktika kundërvënie dhe njëherësh toleruese për ta përkëdhelur senatin e Romës, që të mënjanonte një konflikt të armatosur me të. Ajo paralel mori masa të rëndësishme për t’i paraprirë çdo mundësie, duke angazhuar ushtrinë dhe flotën për mbrojtjen e vijës bregdetare duke bllokuar bregdetin.
Romaket, me rreth 20 mije veta dhe 200 anije, lundruan në dy drejtime dhe zbarkuan në tre rajone : në Korfuz, në Apoloni dhe në Durrës. Flota ilire u ndesh me kundërshtarin epërsor, realizoi beteja të vogla dhe u shkaktoi humbje të cilat romaket nuk i prisnin. Por fati i luftës se parë iliro-romake (229-228 p.e.s.) nuk u përcaktua nga veprimet luftarake, siç ndodh rregullisht, por nga disa shkaqe të prejardhura. Tre qytetet bregdetare ilire të përmendura me sundimtare romake ishin thike në shpine për të. Komandanti i saj në Korfuz, Dhimiter Fari, i predispozuar për t’i zëne frontin Teutës, ua dorëzoi vete flotën ilire dhe ishullin romakeve. Ushtria romake ndeshi në rezistence kryesisht në viset e ardianeve, sidomos në qytetin Nutria (qytet ilir në qytetin e Dalmacisë), ku pësoi humbje të renda. Kjo ndeshje e pjesshme nuk mund ta përmbyste situatën e përgjithshme luftarake, që po anonte nga romaket. Teuta e drejtoi shtetin dhe ushtrinë në luftë për afro 6 muaj, por duke qenë objektive se ishte dobësuar nga tradhtitë e brendshme, e mbetur pa fuqinë ushtarako-detare dhe pa përkrahje nga fqinji lindor, u tërhoq me forcat e pakta në qytetin e fortifikuar të Ruzonit (sot Risan).
Ne pranverën e vitit 228, mbretëresha ilire dërgoi përfaqësuesit e saj në Romë. Gjatë bisedimeve u manovrua me disa lëshime, por në fund nuk iu shmang shtrëngatës se nënshtrimit me senatin, të një paqeje me kushte shume të rënda. Sipas saj “Mbretëria e Ilirisë u detyrua të hiqte dore nga viset jugore, të mos prekte me tre qytetet bregdetare (Lezhën, Durrësin, Apoloninë), t’i paguante Romës një tribut vjetor, të njihte sundimtar në viset veriore Dhimiter Farin dhe mos i lejonte të lundronin në Adriatikun e poshtëm, në jug të Lezhës, më tepër se dy anije të armatosura se bashku”. Në historinë e marrëdhënieve shtetërore-ushtarake iliro-romake këto ishin ta parat marrëveshje dhe traktate. Por këto kufizime, me përmbajtjen e një bllokade detare, e dobësuan më tej Mbretërinë Ilire, sidomos ushtarakisht, si një fuqi e madhe tokësore dhe detare që kishte qenë. Roma fitoi epërsinë mbi Adriatik. Iliria u kthye e tera në province romake. Pas kësaj paqe, ushtritë romake u larguan. Teuta hoqi dore nga pushteti mbretëror dhe atë e mori Dhimiter. Fari. Nga kjo kohe del nga skena politiko-ushtarake. Për sa kohe që mbretëroi e komandoi, ajo luajti një rol të rëndësishëm historik në bashkimin dhe konsolidimin politiko-shtetëror, në përparimin ekonomiko-kulturor dhe në fuqinë ushtarake të Ilirisë. (Vikipedia).
Emra femrash të njohura te ilirët e dardanët
Mbretëresha Teutë
Triteuta, gruaja e dytë e mbretit ilir, Agron
Dasarta,
Daorta,
Brikena, kanë qenë bijat e mbretit Bardhyl,
Brasida,
Pleuria e të tjera.
Trajtimi antinjerëzor i femrës në Kanunin e Lekë Dukagjinit
Ligji patriarkal i shqiptarëve në kohën e mesjetës së hershme, i njohur më vonë si Kanuni i Lekë Dukagjinit, femrën nuk e ka trajtuar të barabartë me mashkullin. Madje në disa segmente ajo ka qenë e trajtuar edhe si skllave, robëreshë e burrit, me të drejta minimale, qytetare, familjare e shoqërore.
Kodi i Lekë Dukagjinit e trajton femrën si “shakull për të bajtur”, ajo asht nji calikë per me bajte sa te jetë në derë te burrit…
Prindja e saj nuk hjekin dorë prej saj…dhe lypin arsye me ba me gjete gja… Me rrahë burri gruen nuk bjen në faj dhe prindi i saj nuk mund ta kërkojë gja të rrahjen…
Burri nuk ka tagër mbi jetë të grues…
Grueja nuk ka tagër as mbi bijtë as mbi shtëpinë…
Me vra biri t’ amën bjen në gjak me prindt e s’ amës…
Me rrahë, me përbuzë a me vra gruen e burrit dora e huej, nderen e kërkon burri, ndërsa varrën e gjakun grindja…
Me kanë nana gërgase (qi e përzien shpin’) i biri e qet t’ amen prej shpije, pa ndjesë e pa gja, veçse vjetin e parë do t’ia japë bukën e gojës ( tri barrë drithë) e tjetër nuk ka…
Po nuk u pru gruaja si duhet te burri, kanuja e jep leje me i pre thekun e flokun e me lshue…
Gruaja për dy punë e ka fishekun në pajë, për kurvni dhe për mik të premë…
Gruaja qi lëshohet nuk ka tagër me marrë asgja send veç petkave qi i ka në shtat. (Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkpdë 1933 nye 28-32)
Gruaja e ve ka disa të drejta
Ajo i merr petkat e veta dhe arkën e nusërisë. Po i vdiq burri mundet me ndjetë, por me dy dorëzanë të katundit, ku mbet e vejë, duke u zotuar se nuk ka me pasë kush punë me te. Mund edhe të largohet nga shtëpia ku i le fëmijët, por nëse martohet sërish nuk e gëzon të drejtën e kurorës.
…
Kodi i Lekës në trajtimin e të drejtave dhe obligimeve të gruas është jashtëzakonisht reaksionar
Kodi i Lekës, i njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit, i mbledhur i kodifikuar dhe i isistemuar nga At Shtjefën Gjeçovi dhe i bptuar në Shkodër në vitit 1933, në trajtimin e të drejtave dhe obligimeve të gruas është jashtëzakonisht reaksionar. Femra, sipas këtij kodi ishte vegël pune, një calik, një krijesë për të lindur, për të punuar, për të bartur, për të rritur fëmijët, për të qëndruar besnike ndaj burrit edhe atëherë kur burri nuk është besnik.
Në këtë mënyrë femra shqiptare në të kaluarën, përgjithësisht është trajtuar si skllave me të drejta dhe liri tejet të kufizuara.
Mjerisht edhe në kodekset e tjera të vjetra, por edhe në kodet fetare, trajtimi i femrës nuk është aspak i barabartë me mashkullin. Tradita islame e lejon burrin të marrë me kurorë jo vetëm një grua, por disa sosh, edhe pse kjo praktikë lejohet ajo nuk preferohet vetëm për dëshirë, por në raste kur burri nuk ka trashëgimtarë. Burri nuk mund të paditet për kurvëri, ndërsa gruaja linçohet, lëshohet, madje edhe vritet. E tillë ka qenë në të kaluarën e largët edhe tradita e fesë hebraike.
Edhe krishterimi nuk e trajton gruan si të barabartë, por megjithatë në botën e krishterë femra ka gëzuar dhe gëzon më shumë të drejta. Ajo nuk ka të drejtë ta thyejë kurorën, ndërsa mashkulli e thyen. Krishterimi në parim nuk e pranon divorcin qoftë edhe me pëlqimin e burrit e gruas. Nuk e pranon as abortin. Femra në traditën katolike të krishterë mund të shpallet e shenjtë por nuk mund të postohet në cilësi të Kardinalit as në kreun e Vatikanit. Edhe në fenë ortodokse, femra nuk mund të emërohet në kreun e Kishës, në postin e Patriarkut, ndërsa mund të zërë vend në hierarkinë më të ulët fetare. As në fenë islame nuk lejohet që femra të jetë udhëheqëse fetare, apo myfti.
Femra shqiptare në luftë përkrah burrit
Pavarësisht Kanunit, fesë dhe traditës patriarkale, në shumë raste gjatë historisë, femra i ka shqyer vargonjtë e robërisë dhe ka luftuar për të drejtat e veta, madje edhe duke luftuar së bashku me burrat për të mbrojtur vendin, lirinë, Atdheun. Po ta shfletojmë historinë kombëtare prej kohës së ilirëve e deri në kohën tonë, mësojmë se roli i femrës në botën shqiptare ka qenë mjaft i rëndësishëm në të gjitha fushat e jetës. Mbretëresha e parë e ilire ishte, Teuta. Femrat shqiptare kanë luajtur një rol të rëndësishëm edhe në periudhën e Bizantit dhe në kohën e principatave shqiptare, si:
Angjelinë Muzaka,
Ana Komnena,
Helenë Balsha,
Zafinë Muzaka,
Komnenë Muzaka,
Marie Muzaka,
…..
Pjesëmarrja dhe roli i femrës në luftë kundër sundimit turk në kohën e Skënderbeut:
Mamicë Kastrioti,
Marë Kastrioti,
Marie Kastrioti,
Donikë Muzaka- Kastrioti,
Vojsa -Vojsavë Kastrioti
Boksa Dukagjini,
Marie Dukagjini,
Serafina Topia.
Gjatë shekujve të robërisë turke në viset shqiptare janë shquar edhe emra luftetaresh, disa nga të cilat tashmë i përkasin traditës gojore, sikur Nora e Kelmendit, Nora Kola, Mara e Tërbaqit, etij
Mrika, motra e Gjonit, (baladë e rinjohjes së motrës me vëllanë)
Janë të njohura për trimëri, vashat e Kurbinit në kohën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Po ashtu një trimëri kolektive kanë treguar edhe gratë e krahinës së Sulit, suljotet arvanitase, në krye me trimëreshën, Bubulina Laskaria.
Një femër me karakter burri, hakmarrëse dhe luftarake ka qenë edhe Shanisha Tepeleni, nëna e Ali Pashës.
Në atë kohë një ndikim në Pallashëkun e janinës kishte edhe Vasiliqia, bashkëshortja e Ali Pashë Tepelenës,
Në botën intelektuale shqiptare të kohës së Rilindjes Kombëtare njihet edhe princesha rumune me origjinë shqiptare, Elena Gjika (Dora D’ Istria). Në luftën për çlirimin e Shqipërisë njihej edhe Tringa Smajli,
Pastaj Hajrije Garria, motra e Halilit dhe e Mustës, e cila ndëshkon burrin dhe të birin për shkak të tradhtisë.
Marigo Posio,është e njohur si femra që brenda natës qëndisi shqiponjën në flamurin kombëtar, me të cilin Ismail Qemali shpalli Pavarësisnë e Shqipërisë.
Edhe në luftë kundër pushtimit turk femra shqiptare mori pjesë me shpatë në dorë. Janë të njohura trimëreshat si: Nora e Kelmendit, Tringa Smajli etj. Në luftë kundër pushtimit serb u shquan, Qerime Halili nga Radisheva e Drenicës, e cila prej vitit 1924 e deri në vitin 1927 ishte edhe udhëheqëse e luftëtarëve dhe çetave popullore shqiptare në Drenicë e më gjerë pas rënies së kryetrimit të luftës çlirimtare kundër mbretërisë okupatore despotike serbe, Azem Bejtë Galica.
Në luftë kundër forcave masakruese bullgare në Iliridë, në Malësinë e Gostivarit, në kohën e luftërave Ballkanike, në vitin 1913, u shqua Sulltane Qafa e cila ra trimërisht në mbrojtje të nderit dhe të familjes.
Në luftë kundër ripushtimit serb të Kosovës u shqua heroina Marie Shllaku, të cilën regjimi komunist titist-jugosllav, e dënoi me vdekje-pushkatim.
Një femës jo sa duhet e njohur ndër ne është edhe Gjystina Shkupi, infermiere dhe luftëtare në luftën e Spanjes së viteve 1937-1939 së bashku me shumë luftëtarë shqiptarë, si Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Xhemal Kada e shumë të tjerë.
Një rol të rëndësishëm zë kontributi i femrës shqiptare në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Edhe në periudhën e pas luftës në Shqipëri femra shqiptare ishte inkuadruar në të gjitha poret e zhvillimit të Shqipërisë dhe merrte pjesë aktive në të gjitha proceset e ndërtimit të vendit, në arsimimin dhe emancipimin e përgjithshëm kombëtar.
Pas luftës së Dytë Botërore në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe në viset e tejra shqiptare, sado që të mbetuar nën okupimin e RSFJ-së, fillon emancipimi dhe arsimimi i femrës, pothuajse në të gjitha fushat e jetës së organizuar shoqërore, arsimore edukative por edhe sociale e politike.
Të drejtat e femrave u sanksionuan me kushtetutë dhe regjimi komunist mori një varg masash për ta çliruar atë nga vargonjtë shekullorë, ku e kishte katandisur patriarkalizmi, feja dhe reaksioni.
Deri në kohën e regjimit komunist nuk kishte femra në Parlament as në Qeveri.
Disa nga femrat dëshmore në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare:
Persefoni Kokëdhima
Bule Naipi,
Zoja Çure,
Liri Gera,
Shejnaze Juka,
Sado Koshena,
Emine Peza,
Inajete Dumi,
Shejnaze Juka,
Margarita Tutulani,
Nimete Progonati,
Penelopa Pirro,
Qeriba Deri,
Ganimete Tërbeshi
Ibe Palikuqi,
Qybra Sokoli,
Fato Berberi,
Ylbere Bylykbashi,
Olga Pëllumbi,
Qybra Sokoli,
Hilmie Kosturi, etj.
Femra martire pas luftës:
Marta Tarazhi,
Emine Baja,
Prena Tarazhi,
Mrikë Lokja,
Shkurte Cara,
Dile Marku, etj.
Femra të njohura të jetës shoqërore politike, ushtarake
Nexhmije Xhuglini-Hoxha,
Bije Vokshi,
Vita Kapo,
Liri Belishova,
Fiqrete Shehu,
Liri Gega,
Liri Belishova,
Liri Gjoliku,
Vahide Hoxha,
Drita Dobroshi,
Zoga Dega.
Femra në organizime patriotike dhe luftë kundër sundimit serb në Kosovë (1945-1999)
Marie Shllaku, e pushkatuar,
Fetije Dragusha, e zhdukur me burrin e saj Ismail Dragusha dhe foshnjen 6 muaj në vitin 1948.
Të dënuara me burg si pjesëtare të NDSH-së:
Katarina Josipi,
Melihate Çuni,
Elfete Humolli, e martirizuar nga policët e Serbisë në vitin 1989.
Femra të dënuara prej një deri në 13 vjet burg nga regjimi titist në vitin 1981:
Ajshe Gjonbalaj,
Kadrie Gashi,
Gjylë Krasniqi,
Drita Kuçi,
Trandelina Labenishti,
Flora Brovina,
Mirvete Dreshaj,
Teuta Hadri,
…
Femra luftëtare dhe dëshmore të UÇK-së
Hidajete Jashari,
Sala Jashari,
Igballe Jashari
Adile Jashari,
Zahide Jashari,
Elheme Jashari.
Xhevë Krasniqi-Lladrovci
Fatime Hetemi,
Antigonë Fazliu,
Luljetë Shala,
Hyrë Emini,
Mukadeze Lika,
Myrvete Maksutaj…
Gjylsere Sahiti
Lumie Raka,
Jehonë Raka,
Melihate Rama,
Serbeze Gashi
Fatime Bazaj,
Hadije Spahiu,
Afërdita Spahiu,
Njomëza Lipaj…
Femrat humaniste, krijuese dhe aktore të botës shqiptare:
Goxhe Bojaxhiu, Nëna Tereze
Sevasti Qiriazi,
Parashqevi Qiriazi,
Myseme Kokallari,
Nermine Vlora – Fallanski,
Donika Omari,
Elena Kadare,
Adelina Mamaçi,
Besa Imami,
Roza Anagnosti.
Natasha Lako etj
Tinka Kurti,
Violeta Manushi,
Drita Pelingu,
Margarita Xhepa,
Marie Logoreci,
Melihate Ajeti,
Dhorkë Grabocka,
Esma Agolli
Eglantina Kume,
Luiza Xhuvani,
Leze Qena,
Yllka Mujo.
Marika Kallamata,
Rajmonda Bulku,
Syzana Zekthi,
Valbona Çoba etj.
Femrat shqiptare, këngëtare të njohura
Tefta Tashko-Koço
Marie Kraja,
Luçie Miloti,
Vaçe Zela,
Fitnete Rexha,
Hafsa Zyberi,
Naile Hoxha,
Anita Take,
Fatime Sokoli,
Feride Kurti,
Drane Gega,
Violeta Zefi,
Mrika Trumshi,
Gjela Duka,
Eli Fara,
Ema Qazimi,
Dava Gjergji,
Zeliha Sina,
Eleni Qiriako,
Fatmira Breçani,
Irma Libohova,
Shkurte Fejza,
Eda Zari,
Inva Mula,
Lilana Kondakçi
Nexhmije Pagarusha,
Parashqevi Simaku,
Besiana Mehmedi,
Shyhrete Behluli,
Violetë Kukaj,
Zyle Krasniqi,
Motrat Krasniqi
Motrat Mustafa.
Fanushe Ahmetaj
Leonora Jakupi,
Manjolla Nallbani
Remzie Osmani…
Prena Beci,
Anjeza Ndoj etj.
Emrat e prezantuar në këtë shkrim nuk përfaqësojnë në tërësi botën femërore shqiptare, por vetëm disa segmente më të njohura, ku femrat ilire, arbërore, shqiptare kanë lënë gjurmë në historinë e së kaluarës.
Literatura:
Historia e Popullit shqiptar, Tiranë 1968.
Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkodër 1933
Feniksët e lirisë 1-16, Prishtinë.
Yje të Pashuar, Tiranë.
Fjalori Enciklopedik shqiptar, Tiranë, 1985.
Luftëtarë të NDSH-së 1945-1950.
Teta Hadri -“Leksikoni i Grave të Lëvizjes Ilegale për Çlirim” 2012.
Vikipedia e lirë.