Përpjekja për ta shkruar historinë sipas kërkesave politike të kohës ndodh vetëm në qarqet kur me historinë e kulturën përgjithësisht merren gjysmakët, sharlatanët dhe njerëzit e papërgjegjshëm. Në raste të tilla, sidomos kur me shkencën merren plasftofilët e regjimeve, atëherë bëhen përpjekje që e kaluara të jetë e përshtatshme për mendësinë e tyre, në akord me mendjet dhe preferencat e tyre, me njëdimensionalitetin e tyre.
Historia shqiptare, sidomos prej periudhës së kohës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e deri në ditët tona ka plot shembuj të asaj të quhet “rivlerësim” i historisë apo përshtatje e ngjarjeve historike, eleminimi i disa ngjarjeve me rëndësi, keqinterpretimi, mohimi, nënvlerësimi apo mbivlerësimi, gjithnjë me përpjekje të caktuara.
“Koshi” i historisë sonë kombëtare është i mbushur përplot me shkrues e kopjues, me sharlatanë e gjysmakë, të cilët pretendojnë t’ i vulosin ngjarjet e caktuara historike sipas këndvështrimit të tyre, për qëllime të caktuara, politike apo edhe për favore financiare.
Nuk duhet të jesh historian për ta njohur historinë. Studimi, dituria e fituar, njohja dëshmohen me metodologjinë e përdorur me rastin e publikimit të të arriturave shkencore, me zbulimet e caktuara duke u mbështetur në radhë të parë në dëshmi historike, në fakte e argumente, në përdorimin e një literature sa më të gjerë e më kredibile, në manifestimin e dijes me vërtetësi, realizëm dhe në akord me të arriturat shkencore dhe me tërë një kompleksitet studimor, sidomos nëse studiuese njeh edhe gjuhë të huaja dhe ka një diapazon të gjerë vrojtimi, hulumtimi, gjurmimi e studimi.
Qasje metodologjike
Në kohën e Perandorisë Osmane kemi dy këndvështrime të historisë shqiptare. Njëra, ajo masë e madhe njerëzore që me hir apo pahir iu kishte nënshtruar Perandorisë dhe e njihte edhe si të veten, së cilës edhe i shërbente edhe shpërblehej nga ajo, dhe tjetra, shqiptarët që nuk iu kishin nënshtruar asaj dhe e kundërshtonin me aq sa mundnin, duke qenë brenda dhe jashtë saj.
Shembulli më ilustrues gjatë tërë kohës së Perandorisë Osmane që ka të bëjë me deformimin skandaloz të historisë, është ai i kryengritjes së Halil Arnautit, apo i Halil Patronës i 28 shtatorit të vitit 1730, në Stamboll.
Lufta e Azem Galicës dhe trajtimi i asaj lufte si Lëvizje kaçake, nga historishkruesit shqiptarë.
Nuk janë pak emra historianësh, me tituj shkencorë që edhe sot e kësaj dite nuk janë liruar nga kaçakizimi i historisë. Azem Galica, kryekaçaku i Drenicës. Azem Galica kaçaku i maleve… Heroina kaçake, Qerime Halil Radisheva, Shote Galica…
1.Vrasja e Milladin Popoviqit më 13 mars të vitit 1945
2.Vrasja në Kazermën e Paraqinit, në Serbi, më 3 shtator të vitit 1987
3.Kryengritja në Besi ose “Pranvera shqiptare”
- Gjykata Speciale kundër UÇK-së në Hagë
Vrasja e Milladin Popoviqit, në Prishtinë, më 13 mars të vitit 1945 nga atdhetari Haki Tafa dhe përpjekja për deformimin e së vërtetës
Vrasja e Milladin Popoviqit, më 13 mars të vitit 1945, në Prishtinë, ka mbetur pezull për 76 vjetët e kaluara edhe pse dihen të gjitha faktet e argumentet. Vrasja ishte politike, andaj edhe deri sot kryesisht kemi dy versione politike Ky është rasti më unikat i historisë së fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët dolën po aq të përgjakur e të masakruar sikur edhe në Luftërat Ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore (1012-1918).
Versioni zyrtar i RSFJ-së dhe i organeve qeveritare të kohës, me kohë kishte konstatuar se më 13 mars të vitit 1945 në ndërtesën e Këshillit Krahinor të Kosovës, në Prishtinë, mësuesi nacionalist shqiptar, Haki Taha e kishte vrarë me tre plumba Milladin Popoviqin, (sekretar i Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovë e Rrafshin e Dukagjinit, zyrtari numër një i pushtetit politik në vend) dhe ishte larguar nga ndërtesa. Nëntë orë më vonë i fshehur në një kthinë te Xhamia e Madhe, nuk iu kishte dorëzuar OZN-së, por e kishte vrarë veten.
Kjo e vërtetë e faktuar, u manipulua me qëllim të “ruajtjes së vlera të bashkim vëllazërimit dhe luftës së serbëve shqiptarëve e malazezëve kundër fashizmit, nga partizanët shqiptarë të Fadil Hoxhës e të Marshall Titos. Fadil Hoxha, sado që dyshonte, kishte pranuar se Haki Taha e kishte vrarë Milladin Popoviqin, i cili sipas tij ishte nacionalist dhe këtë e kishte bërë në shenj hakmarrjeje për vrasjen masive të shqiptarëve, në Drenicë.
Duke qenë se Milladin Popoviqi ishte kuadri i vetëm që kishte përkrahur madje edhe hapur, (verbalisht dhe me qëllim tinëzar) të drejtën e shqiptarëve për Vetëvendosje, Fadil Hoxha, Ali Shukriu, Xhavit Nimani e projugosllavë të tjerë, pranuan faktin se Haki Tafa, kishte vrarë Milladin Popoviqin.
Këtë fakt, pak kohë më vonë, sidomos pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë, e përdori Enver Hoxha, me qëllim për ta goditur shërbimin e OZN-së, e cila sipas tij kishte vrarë një internacionalist, përkrahës parimor i të drejtave të mohuara shqiptare për Vetëvendosje, me qëllim për ta damkosur luftën e partizanëve shqiptarë. Enver Hoxha, duke qenë se kishte pasur takime gjatë luftës partizane me Milladin Popoviqin, kishte krijuar bindjen se ai ishte komunist i drejtë, internacionalist, dhe pikërisht sepse kishte përkrahur Vetëvendosjes e shqiptarëve pas luftës, e kishte likuiduar OZN-a.
Versioni i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u pranua si një e vërtetë e pakontestueshme për shumicë dërrmuese të shqiptarëve të infektuar me ideologjinë e bashkim vëllazërimit, duke fajësuar një nacionalist shqiptar, sikur kishte qenë Haki Taha.
Ja cila është e vërteta e ngulfatur e një dialogu të Ibrahim Banush Hoxhës nga Sedllari i Drenicës, tani fshati Shalë, me Milladin Popoviqin pas vrasjes së Shaban Palluzhës dhe masakrave antishqiptare në Drenicë në javën e parë të marsit të vitit 1945.
-Na tradhtuat Milladin, keni vra e masakruar krejt Drenicën, nuk kemi luftuar bashkë për të na bërë kështu i kishte thënë, Ibrahim Banush Hoxha.
-Keni shpëtuar shumë lehtë, Ibro. Nëse mbetet me kaq duhet të jeni shumë, shumë të kënaqur. Krejt ju shqiptarët, por edhe ti e shokët e tu e keni përkrahur fashizmin dhe keni qenë bashkëpunëtorë të tyre, iu kishte përgjigjur Ibrahimit, me një zë qortues, që paralajmëronte vazhdimin e aksionit, i cili do të fillonte dy tri janë më vonë në rekrutimin e mijëra të rinjve nga Kosova në drejtim të Tivarit në Mal të Zi dhe në drejtim të të ashtuquajturit “Front i Sremit” në Vojvodinë.
Vetëm dy ditë më vonë, Ibrahim Banushi ishte takuar me bashkëmendimtarin dhe bashkëveprimtarin e tij, Haki Taha, mësues nga Gjakova, të cilit i kishte rrëfyer bisedën që kishte pasur me Milladinin.
Gjatë bisedës, të dy kishin marrë vendim për ta vrarë Milladinin si shkaktarin e masakrave në Drenicë. Hakiu, duke qenë se ishte i sëmurë me tuberkuloz dhe ishte i vetëdijshëm se nuk e kishte të gjatë, kishte arritur ta bind Ibrahim Hoxhën që vetë ta kryente atentatin, ashtu sikur edhe kishte vepruar.
Ibrahim Banushi ishte dënuar për bashkëveprim dhe ishte dënuar me vdekje-pushkatim. Është ekzekutuar një vit më vonë, në vendin e quajtur strelishte, në lagjen Touk Bahqe të Prishtinës.
Në këtë vështrim, nuk do të ndalemi në sa e sa opinione, të kundërta por do të mjaftohemi me një fakt që sjellë, internacionalisti i vërtetë malazias, miku i madh i shqiptarëve, Jevrem Berkoviq, i cili ka përkrahur shqiptarët për Republikën e Kosovës, në vitin 1981 ka përkrahur luftën e UÇK-së dhe pas luftës ka bërë homazhe nderi në Kompleksin Memorial, Adem Jashari, në Prekaz. Si një intelektual, politikan, socialist, shkrimtar e poet, ai ka sjellë fakte të vërteta duke u mbështetur edhe te miku i tij dhe i shqiptarëve, shkrimtari, Radovan Zogoviq. “E vërteta historike: Miladin Popoviçi u vra si hakmarrje politike për Kosovën, (të cilën e kishin tradhtuar komunistët jugosllavë). Ai u vra nga dora e nacionalistit të shquar gjakovar, Haki Taha”. (“Gazeta Shqiptare, 12 shkurt 2008)
Versioni zyrtar serb i kohës
Kryengritja e forcave nacionaliste balliste doli në sipërfaqe menjëherë pas çlirimit, në fillim të dhjetorit të viti 1944 dhe zgjati deri në fund të shkurtit 1945, prishi normalizimin e gjendjes në Kosovë e Metohi. E gjithë kjo ndikoi në depërtimin e armiqve në organet e “qeverisë së re popullore”, si dhe në shfaqjen e nacionalizmit. Miladin Popoviqi ishte këmbëngulës në luftën për zbatimin e linjës politike të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, ndaj kërkoi që të gjithë ata që nuk e pranuan vijën partiake dhe që devijuan nga politika e vëllazërisë dhe bashkimit të përjashtoheshin nga të gjithë antifashistët. organizatave dhe autoriteteve popullore. Për të zvogëluar pasojat e kryengritjes mbi popullatën shqiptare, Miladini shkonte në konferenca dhe tubime ku përpiqej të shpjegonte kuptimin e kryengritjes dhe të tregonte rëndësinë e vëllazërisë dhe bashkimit të popullit serb, malazez dhe shqiptar. Pas futjes së administratës ushtarake dhe kalimit të të gjitha pushteteve në institucionet ushtarake, Miladini ka zhvilluar takime me liderët politikë të Kosovës dhe u ka shpjeguar rëndësinë e bashkëpunimit më aktiv me autoritetet ushtarake, me qëllim të normalizimit të situatës dhe zgjidhjes së situatës, në vend. Për këtë qëllim, ai shkroi edhe qarkore për komitetet lokale, në të cilat jepte direktiva dhe këshilla për veprime të mëtejshme.
Së bashku me komandantin e Shtabit Operativ të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Forcave të Armatosura për Kosmet, Fadil Hoxha, Miladini ka qëndruar në Beograd në fund të shkurtit, ku anëtarët e KQ të PKJ-së – Aleksandar Rankoviq, Edvard Kardelj, Millovan Gjilas dhe Svetozar Vukmanoviq – ka dorëzuar një raport për gjendjen në Kosovë dhe Metohi. Në këtë takim u diskutua edhe për statusin e ardhshëm të Kosovës, pasi që për shkak të situatës së re, ishte propozuar që kjo zonë të ndahet në mes të republikave të sapoformuara të Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë, por Miladini dhe Hoxha kundërshtuan ashpër këtë. Në atë kohë, kryesia e PKJ-së mori një vendim të prerë për përfshirjen e Kosovës dhe Metohisë si rajon autonom në Serbi, me çka u dha fund spekulimeve për bashkimin e mundshëm të Kosovës me Shqipërinë.
Menjëherë pas shtypjes së kryengritjes në Drenicë, mësuesi Haki Taha, i cili ishte i lidhur me Lëvizjen Popullore Çlirimtare që nga viti 1944, vendos të ndërmarrë veprime kundër autoriteteve jugosllave në Kosovë. Ai mblodhi rreth vetes një grup të të njëjtit mendim, ku ndër të tjera ishte edhe Rifat Berisha, nënkryetar i Komitetit Popullor Çlirimtar të Kosovës dhe Metohisë. Pas bisedimeve me Ibrahim Banush Hoxhën, nga fshati Sedlar, afër Lipjanit, Taha vendosi të vriste Miladin Popoviqin.
Pas kthimit nga Beogradi, në fillim të marsit 1945, Miladini vizitoi organizatat partiake në Prizren, Pejë dhe Mitrovicë. Gjatë qëndrimit në Pejë, ai u takua sërish pas tre vjetësh me babain e tij Jevremin, i cili u kthye nga internimi në Itali në shkurt. Duke qenë se nuk kishin kohë të mjaftueshme për të kërkuar falje, Miladini e mori me vete në Prishtinë, ku duhej t’i nënshtrohej disa ekzaminimeve mjekësore. Të martën, më 13 mars 1945, Miladini shkoi në punë dhe Pavle Joviçeviq e çoi babain e Miladinit te mjeku. Ata u ndanë para ndërtesës së Shtabit Operativ të Ushtrisë Çlirimtare dhe Forcave të Armatosura për Kosovën, ku Miladin mori pjesë në një takim në të cilin u analizua gjendja aktuale për asgjësimin e bandave balliste, të mbetura në male. Pas takimit, ai shkoi në ndërtesën e Komitetit Rajonal të PKJ-së për Kosovën, ku pati takime me drejtues, aktivistë dhe korrierë, të cilët i sollën raporte për gjendjen në terren. Gjatë mëngjesit, me ftesë të tij, ai u vizitua nga Sasha Brajoviq, gruaja e Petar Brajoviqit, komandantit të Divizionit 52 Kosovë-Metohi, i cili u plagos rëndë më 21 shkurt në luftimet në fshatin Trstenik, afër Gllogocit, kur u vra udhëheqësi i kryengritjes në Drenicë, Shaban Polluzha. Miladini është interesuar për gjendjen shëndetësore të Petros pas operacionit në të cilin i është prerë këmba dhe nëse gjithçka është gati për transferimin e tij në spitalin e Mitrovicës. Pas largimit të saj, rreth orës 11 në zyrë ka hyrë atentatori Haki Taha.
Edhe pse ishte një vizitor i paparalajmëruar, Miladin e priti në zyrë sepse e kishte njohur më parë. Duke e ditur se Taha ishte një i sëmurë me tuberkuloz të rëndë, ai i kërkoi korrierit t’i sillte çaj. Teksa Miladini po largonte dokumentet që kishte lexuar më parë, Taha ka përfituar nga momenti i volitshëm dhe ka qëlluar në drejtim të tij disa plumba nga pistoleta, të cilët e kanë goditur në gjoks. Miladini i plagosur për vdekje ra mbi tavolinën e tij dhe Taha iku në drejtim të Xhamisë së Madhe aty pranë, ku u fsheh në një kasolle. Menjëherë pas atentatit ka nisur kërkimi për vrasësin.
Menjëherë pas atentatit kanë filluar kërkimet për vrasësin e udhëhequr nga kreu i OZNE-së për Kosmet, Spasoje Gjakoviq. Të nesërmen, rreth orës 15, u zbulua dhe u rrethua Haki Taha (1913-1945), pas së cilës u vetëvra. Gjatë hetimeve, anëtarët e Departamentit për Mbrojtjen e Popullit (OZNA) i gjetën një flamur shqiptar nën pallton me mbishkrimin “Liri Kosovës – bashkim me Shqipërinë” (shqip: Kosovës liri – Bashkim me Shqipni). Anëtarë të tjerë të grupit ilegal, duke përfshirë Ibrahim Hoxhën (1915-1948), u arrestuan gjatë hetimeve dhe u dënuan me disa vite burg.
Historiani i ndjerë, dr. Muhamet Pirraku, në librin e tij: Tivari 1945 Kalvari i Kosovës, Prishtinë 2005 ka publikuar një version ndryshe për vrasjen e Milladin Popoviqit. Ai, në saje të disa dëshmive kishte arritur në përfundim se OZN-a në krye me Spasoje Gjakoviqin e kishin parapërgatitur dhe e kishin realizuar skenarin për likuidimin e Popoviqit, Haki Tahës, Ibrahim Banush Hoxhës nga Sedllari i Drenicës, Mehmet Ismail Kumnovën, Enver Tefik Sudin e të tjerë.
Ky version përjashton gjykimin që është mbajtur në Prishtinë ku edhe janë dënuar me burg e me pushkatim disa pjesëmarrës. Për këtë rast flet Spasoje Gjakoviqi në librin e tij, (Sukobi na Kosovu), Konfliktet në Kosovë.
Literatura
1.Ahmet Qeriqi: Haki Taha (1913 – 1945), atdhetari nga Gjakova që goditi tradhtinë komuniste jugosllave.
2.Kush ishte Haki Taha: Gazeta Shqiptare, 12 shkurt 2008.
3.Spasoje Gjakoviqi në librin e tij, (Sukobi na Kosovu), Konfliktet në Kosovë.
4.Dr. Muhamet Pirraku, në librin e tij: Tivari 1945 Kalvari i Kosovës, Prishtinë 2005.
5.Haki Taha, Vikipedia.
- Ndue Bacaj, Gazeta Dielli, 13 mars 2022.
7.Enver Lepenica: Albspirit.