Agim Shahini

A. Shahini: Mosbindja e Qeverisë për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, po rrezikon raportet mes Amerikës e Kosovës

Mosbindja” e Qeverisë Kurti pas thirrjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, po rrezikon raportet ndërmjet Amerikës dhe Kosovës. Përveç prishjes së marrëdhënieve ShBA-Kosovë, qytetarët mund të bien në grackë të humbjes së sigurisë, e kjo mund të ndodhë për teke individuale e politike”, kështu u shpreh kryetari i AKB-së, Agim Shahini. Ai vlerëson se presioni i Amerikës është i njëjte si ndaj Kosovës ashtu edhe ndaj Serbisë. Sipas tij, ShBA-ja dëshiron ta heq Kosovën nga agjenda e problemeve dhe ta shoh si partner në Ballkan. “Presioni i ShBA-së ndaj institucioneve të Kosovës është paralel edhe ndaj Serbisë. AKB-ja e vlerëson se kjo Qeveri është duke u vonuar dhe asnjëherë nuk po merr vendim të duhur në moment të duhur. Tani kemi ngrirje të fondeve për Kosovën, paralajmërime që mund të tërhiqet ushtria e ShBA-së nga Kosova”, kështu u shpreh kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …