leoni

Abelard Tahiri

A. Tahiri: Sesioni pranveror i Kuvendit, periudhë e fitoreve të betejave kushtetuese të PDK-së, në mbrojtje të interesit publik

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas përmbylljes së sesionit pranveror të Kuvendit ka thënë se ishte periudhë e fitoreve të betejave kushtetuese të PDK-së në mbrojtje të interesit publik dhe vlerave të shtetit demokratik. Në një konferencë për media, tha se GP i PDK-së është angazhuar në vazhdimësi që të ndalë projektet dhe iniciativat e dëmshme të Qeverisë Kurti, e cila e ka shpërfillur Kuvendin dhe e ka braktisur përgjegjësinë dhe llogaridhënien para qytetarëve. PDK ka fituar betejat kushtetuese për anulimin e Ligjit për Byronë Shtetërore dhe për ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës në Shërbimin Civil, si dhe ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Kontrolloni gjithashtu

Roli kyç i deputetëve të Listës Serbe në zgjedhjen e Vjosa Osmanit, kryetare, me ndërmjetësimin e Radoiçiqit

Në zgjedhjen e Vjosa Osmanit kryetare, më 4 prill 2021, dy deputetë të Listës Serbe, …