Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se do ta dënonte njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në lindje të Ukrainë nga Rusia, atëherë kur kryetari ukrainas, Volodimyr Zelenskij të dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999. Serbia gjithmonë ka mbështetur integritetin e Ukrainës dhe nuk ka pasur ndryshime, tha Vuçiq. Ai iu kundërpërgjigj deklaratës së ambasadorit të Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandroviç, i cili tha se populli ukrainas pret që Serbia të dënojë lëvizjen e Rusisë për të njohur Donjeckun dhe Luhanskun si entitete të pavarura.
Bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe kishin filluar pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të mbajtura në Rambuje dhe Paris në shkurt dhe mars 1999.