Abelard Tahiri: Qytetarët të dalin të votojnë për të ardhmen e sigurt të Kosovës

A. Vuçiq është përgjegjës për dhënien e urdhrit për vrasjen e politikanit serb, Ivanoviq, thotë ministri, Tahiri

Aleksandër Vuçiqi është përgjegjës për dhënien e urdhrit për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, thotë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Sipas tij, mbrojtja që presidenti serb po i bënë të dyshuarit kryesor për këtë vrasje, nxjerr në konkludim që Vuçiqi ka urdhëruar këtë vrasje. “Kërkesat tona ndaj autoriteteve serbe për bashkëpunim juridik në rastin Ivanoviq kanë ngecur në atë çast kur të gjitha dyshimet e bazuara e nxorën Milan Radojçiqin si të dyshuarin kryesor për atentatin vdekjeprurës që shtetasit dhe politikanit të Republikës së Kosovës, Oliver Ivanoviq i kushtoi me jetë. Në vend të bashkëpunimit dhe vendosjes para drejtësisë së të dyshuarit kryesor,  ai u mor në amnisti nga Presidenti Aleksandër Vuçiq. Nuk ka asnjë shpjegim racional përveç faktit se në mes Vuçiqit dhe Radojçiqit ekziston një marrëdhënie e tillë e urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit” ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …