AA: Program përkujtimor me rastin e 15 korrikut, Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar në Turqi

Në Prishtinë është organizuar një program përkujtimor me rastin e 15 korrikut, që Turqia e njeh si “Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar në Turqi”.

Në programin e organizuar nga Ambasada e Turqisë në Prishtinë morën pjesë zv/kryeministrja e Kosovës për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilja Rexhepi, ministri i Zhvillimit Rajonal dhe kreu i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, deputetët e KDTP-së Fidan Brina Jilta dhe Enis Kervan, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe deputetë, përfaqësues të institucioneve turke dhe atyre vendase, raporton AA.

Programi filloi me një minutë heshtje dhe intonimin e himneve të Turqisë dhe të Kosovës, ndërsa më pas u shfaq videoja e incizuar nga AA gjatë tentativës për grusht shtet më 15 korrik 2016, për çka Turqia e akuzon lëvizjen Hizmet të Fethullah Gulenit (Turqia i referohet me akronimin FETO, e të cilën e konsideron organizatë terroriste).

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, në fjalën e tij tha se e ardhmja e Turqisë është më e ndritur se mëngjesi i 15 korrik 2016.

Ai theksoi se Turqia sot është shndërruar në një vend më të fuqishëm, më të sigurt dhe më të qëndrueshëm, duke shtuar se “organizata tradhtare terroriste, shtylla e së cilës është shkatërruar në Turqi, po përpiqet të mbijetojë jashtë vendit duke e përçmuar Turqinë”.

Ambasadori turk tha se janë duke vazhduar pa ndalur punimet jashtë vendit kundër FETO-s.

“Jemi në dijeni se për këtë nevojitet përpjekje afatgjate. Kështu që tani në 42 vende të botës janë mbyllur të ashtuquajturat shkolla të FETO-s. Prej tyre 20 i janë transferuar Fondacionit Maarif. FETO jo vetëm në vendin tonë, por edhe në arenën ndërkombëtare ka filluar të pranohet si organizatë terroriste. Më shumë se 120 anëtarë të FETO-s janë deportuar në Turqi për gjykim, si dhe atyre që janë deportuar në vendet e treta pasi u zbulua rrjeti kriminal prapa maskës që organizata fshehu”, u shpreh ai.

Zv/kryeministrja Rexhepi, nga ana e saj, tha se grusht shteti i 15 korrikut përveç Turqisë ka ndikuar thellë te të gjithë myslimanët.

“Qeveria e Kosovës është në solidaritet me ju. Dënojmë çdo lloj sulmi terrorist”, tha ajo.

Ndërkaq, ministri Damka theksoi se në natën e 15 korrikut populli turk që jeton në të gjithë vendet e botës është bashkuar.

“Natën e 15 korrikut, kombi turk u bashkua në çdo vend ku kanë jetuar, duke i bërë ata të qëndrojnë kujdestar të demokracisë. Ka treguar se kufijtë e zemrës së Turqisë janë më të mëdha se Turqia”, tha Damka. /AA

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …