Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës, gjatë kësaj jave ka inspektuar disa aeroplanë në platformë të aviokompanive të ndryshme të cilat operojnë në ANP “Adem Jashari”. Gjatë këtyre inspektimeve nuk janë vërejtur parregullsi në paisje apo përgatitje të personelit të aeroplanëve, të cilët do të ishin të nivelit të lartë për rrezikim të sigurisë së fluturimit. Gjithashtu, bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, AAC është duke e hetuar rastin i shfrytëzimit të aeroplanëve nga aviokompanitë tjera të cilat nuk operojnë rregullisht në vendin tonë. AACK mbetet e përkushtuar për të ofruar një ambient të sigurt për zhvillimin e operimeve të aviacionit civil në vendin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …