Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka vlerësuar të dëmshme
marrëveshjen për autorizimin e operatorit mobil serb në veri të Kosovës. Sipas
këtij subjekti, Qeveria e Kosovës me këtë vendim ka bërë shkelje të normave dhe
rregullave të telekomunikacionit. Anton Berisha nga kjo parti, ka deklaruar se
Qeveria ka mbështetur një operator serb, ndërkohë që ka mposhtur dy operatorë
vendor të licensuar. Sipas tij, kjo marrëveshje dëmton Kosovën, e shkatërron
integritetin e telekomunikacionit dhe dëmton tregun e lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …