AAK

AAK, dega në Junik, ka kërkuar nga Prokuroria hetimin e votave nga diaspora për këtë komunë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Junik, kërkon nga Prokuroria hetimin e votave nga diaspora për Junikun, për shkak të dyshimeve se shumica e këtyre votave janë shënuar nga një person.  Dega ka ftuar prokurorinë dhe organet e hetuesisë të verifikojnë çdo votë të ardhur nga jashtë. “Aleanca do ta ankimojë procesin e votimit që kanë ardhur përmes postës, pasi që siç është deklaruar edhe nga mediat, anëtarët e KQZ-së, etj., dyshohet se shumica absolute e votave me postë, janë shënuar nga një person, ashtu sikurse e kemi dëshmuar ditë më parë përmes fotos, ku shihet vëllai i kandidatit të LDK-së, Skënder Shehu, me një grumbull fletëvotimesh, si dhe fotot e mëposhtme të zarfeve të ardhura, ku shihet qartë se është e njëjta dorë, i njëjti drejtshkrim dhe i njëjti person që ka votuar në emër të qindra bashkatdhetarëve, e që pa dyshim është keqpërdorim,  i vullnetit të qytetarëve”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …