Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur historike Deklaratën Kushtetuese të korrikut të vitit 1990. Sipas tij, miratimi i kësaj Deklarate nga 111 deputetët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, me të cilën shpallej Kosova si njësi e barabartë në federatën apo konfederatën jugosllave, ishte hapi i parë institucional drejt pavarësimit të Kosovës. “111 deputetët shqiptarë, dhe të tjerë nga radhët e pakicave jo-serbe, me aktin e tyre treguan pjekuri dhe përgjegjësi të lartë politike, në raport me proceset që po kalonte Kosova, në kontekstin e atëhershëm kohor. Të gjithë ata, pa përjashtim, duhet ta gëzojnë statusin e deputetit dhe të gjitha privilegjet që shkojnë me këtë status. Shteti dhe shoqëria e Kosovës, duke e njohur statusin e tyre, e njohin historinë e vet dhe rolin që pati ky brez i deputetëve në rrugëtimin e vështirë e të gjatë të Kosovës për pavarësi”, thuhet në njoftimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …