AAK

AAK: Demarkacioni të rinegociohet në Bruksel

Nëpërmjet një komunikate për medie, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që Marrëveshja për Demarkacionin të ri-negociohet në Bruksel. Sipas këtij subjekti, çështja e demarkacionit duhet të rihapet në Bruksel në një proces dialogu me palën malazeze, në mënyrë që të mënjanohen gabimet e bëra. “Ata që e kanë futur Kosovën në këtë telashe të madhe, duhet të japin përgjegjësi edhe para popullit edhe para ligjit. Përpjekja e Qeverisë për ta shndërruar demarkacionin në pengesë për procesin e Liberalizimit të vizave, është një tjetër gabim i rëndë i lidershipit institucional të Kosovës”, thuhet në kumtesë. AAK vlerëson se gatishmëria e palës malazeze për të përmirësuar gabimet eventuale, e ka zhvlerësuar çdo insistim të kryetarit, Thaçi dhe kryeministrit, Mustafa se ky proces është i pastër.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …