Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj
arrestimit të deputetit të saj, Pal Lekaj. Ky subjekt thekson se kriza aktuale nuk
zgjidhet me polici por me mjete politike. “Është hera e dytë që deputeti Lekaj, behët cak i
arrestimit politik, me qëllim të frikësimit të tij, për çfarë policia e Kosovës,
ditë më parë ia kishte arrestuar edhe djalin dhe po i a mban në paraburgim.Aleanca
për Ardhmërinë e Kosovës i dënon ashpër aksionet politike të policisë kundër
deputetëve dhe familjarëve të tyre, dhe bën më dije se nuk ka forcë që e
mposhtë dhe e zmbrapsë këtë parti, nga kauza e saj e drejtë për mbrojtjen e
kushtetututës dhe të integritetit territorial të vendit”, thuhet në reagimin e
AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …