Në një konferencë për media, shefat e grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nisma për Kosovës, Pal Lekaj dhe Valdete Bajrami bën të ditur se do të kthehen në Kuvend vetëm atëherë kur të jetë në rend dite për ratifikim demarkacioni, për ta kundërshtuar atë. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që t’i thonë jo marrëveshjes së demarkacionit, për të cilën thotë se është e dëmshme dhe në kundërshtim me interesat e vendit. E sa i përket iniciativës për thirrjen e një tryeze, ku do të diskutohej për këtë çështje, Lekaj tha se do t’i përgjigjen ftesës për një debat të tillë edhe pse ata tashmë e sa kohë, kanë bojkotuar Kuvendin. Nuk do të përdorin më gaz lotsjellës, pasi që sipas tij ai tashmë ka arritur efektin e vet. Thirrje deputetëve për mos votimin e demarkacionit u ka bërë edhe shefja e grupit parlamentar të Nismës Valdete Bajrami, e cila tha se interesat shtetërore duhet të jenë para atyre partiake. Kjo marrëveshje sipas saj duhet të rishikohet dhe të kthehet në piken zero, pasi që është e dëmshme për vendin. Opozita është e vendosur që të vazhdojë me kundërshtimin e ratifikimit e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke u bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë atë. Opozita do të përkrah çdo iniciativë që shkon në favor të zgjidhjes së çështjes, në të kundërtën do të vazhdojnë protestat edhe veprime të tjera kundërshtuese.
Kontrolloni gjithashtu
Daniel Server: Përmirësimi i dialogut Kosovë-Serbi, kërkon qasje fqinjësore nga Serbia
Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi …