Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, në një konferencë të përbashkët për media, kanë thënë se nesër do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku do të vihet në votim marrëveshja për ratifikim të demarkacionit me Malin e Zi, por votat e të gjithë deputetëve të të dyja partive do të jetë kundër versionit qeveritar të demarkacionit. “Sot do t’i bëjmë të qarta qëndrimet tona. Qëndrimi nga dita e parë ka qenë kundër. Fatkeqësisht koalicioni qeverisës nuk e ka shfrytëzuar kohën që të ndërtohet një konsensus për t’i pranuar faktet dhe mendimet e ekspertëve”, ka thënë Limaj, i cili ka sqaruar se deputetët e Nismës por aa ata të AAK-së nuk do të marrin pjesë në protestën e Vetëvendosjes. Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha me këtë raste se numri i deputetëve me votë kundër demarkacionit është rritur. “Shpirtrat e shitur e të prishtë, Mustafa e Thaçi, këta hajna, mos të guxojnë ta shesin Kosovën e Rugovën. Kjo nuk është për agjenda politike, por për tokë të Kosovës. Këta shpirtra të prishtë nuk guxojnë të shiten e nuk munden t’u fshihen pas ndërkombëtarëve”, tha Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …