AAK-ja dhe Nisma kanë mirëpritur idenë e mbajtjes së një seance dëgjimore në Kuvendin e Kosovës për çështjen e demarkacionit mirëpo, kjo nuk do të kishte efekt pa pasur ndryshim të qëndrimeve nga ana e pozitës. Muharrem Nitaj nga AAK-ja dhe Zafir Berisha nga Nisma kanë paraqitur propozimet e këtyre partive për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi. Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi nuk ka përfillur as kriteret e as interesat e Kosovës. Kjo, sipas tij, mund të konstatohet edhe pa seancë dëgjimore. Nitaj ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi ka mbërritur në një pikë të dështimit të tij, dhe AAK-ja propozon rrugën që duhet ndjekur në mënyrë që kjo çështje të marrë zgjidhje. Kurse deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se ideja për t’u mbajtur një seancë dëgjimore për demarkacion në Kuvendin e Kosovës është e mirë por, sipas tij, nuk do të kishte efekt pa pasur ndryshim të qëndrimeve nga ana e pozitës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …