AAK

AAK do ta drejtojë Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe atë për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar formimin e 14 komisioneve parlamentare. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka treguar se këta të fundit udhëheqin me dy komisione. Deputetja Time Kadrijaj është zgjedhur kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Ndërsa, Albena Reshitaj kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ndërkaq në dy komisione tjera, atë për Buxhet dhe Transfere dhe atë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, AAK përfaqësohet me nga një nënkryetar, dhe me nga një anëtar në 10 komisionet tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …