leoni

Besnik Tahiri

Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës e akuzon Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti për mungesë të programit qeverisës

Shefi i grupit parlamentar nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka kritikuar punën e deritashme të qeverisë Kurti. AAK e ka akuzuar këtë qeveri për mungesë të programit qeverisës. Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti po dëshmon që “zhurmën e ka si tupan e punën askund”. “Jemi në përmbyllje të muajit të parë të Qeverisë Kurti dhe ende nuk kemi program qeverisës. Kjo është shqetësuese”, ka thënë Teuta Haxhiu nga kjo parti. “Kemi parë shfaqje populiste dhe të nepotizmit. Kemi parë një vendim të padrejtë më të cilin u mbyll gastronomia dhe u vendos ora policore”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …