AAK e fton Prokurorinë e Kosovës të nis hetimet për keqpërdorimet në menaxhimin e pandemisë nga qeveria Kurti

AAK e fton Prokurorinë e Kosovës të nis hetimet për keqpërdorimet në menaxhimin e pandemisë nga qeveria Kurti

Grupi Parlamentar i Aleancës në Kuvendin e Kosovës, ka ftuar prokurorinë e Kosovës të nis hetimet për siç thotë keqpërdorime në menaxhimin e pandemisë nga qeveria. AAK thotë se krahas shumë dështimeve në menaxhimin e pandemisë, duke filluar nga kaosi i orarit për lëvizje, dy shkeljet e Kushtetutës së Kosovës, lejimin e kalimit të kufirit pa kontroll të mjekëve nga vendet fqinje dhe ndalimin e riatdhesimit të shtetasve të Kosovës, pranimin e testeve nga Serbia, Qeveria e shkarkuar dhe Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht të hetohet për keqpërdorim masiv të fondeve, shkelje të procedurave të prokurimit, favorizim të firmave e kompanive të afërta me Ministra të Qeverisë së shkarkuar etj. “Blerja e dorezave në vlerë 20 euro dhe e dezinfektuesve në vlerë 40 euro, janë puro korrupsion. Lidhjet e dyshimta njerëzve rreth tenderëve dhe fituesit e këtyre fondeve duhet urgjentisht të hetohen nga Prokuroria e Shtetit”, thotë AAK.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …