leoni

AAK e quan të padrejtë vendimin e Kushtetueses për presidentin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur atë të padrejtë. Ky subjekt ka përsëritur se Thaçi nuk e përmbush kriterin kryesor për të qenë faktor unifikues i vendit. “AAK e ka kundërshtuar votimin e Hashim Thaçit president, me veprime të njohura që në ditën e votimit të tij, janë shoqëruar edhe me kundërshtim mjaft të ashpër në Kuvend, por edhe me protesta në rrugë. Ne konsiderojmë se Hashim Thaçi nuk e përmbush kriterin kryesor për president i vendit, që është të qenit faktor i unitetit. Ne poashtu, konsiderojmë së edhe votimi i tij, është bërë edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe besojmë se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese nuk është i drejtë”, thuhet në komunikatën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …