Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, përmes një reagimi dërguar medieve thotë se demanti i zonjës Maja Kocijançiq, në përgjigje të qëndrimit të Edita Tahirit se është arritur marrëveshja për njohjen reciproke të tabelave të makinave mes Kosovës e Serbisë, është edhe një dëshmi tjetër se si zonja “marrëveshje” në vazhdimësi thotë gjëra të pavërteta, vetëm e vetëm për vazhduar dialogu, tashmë abuziv, me Serbinë. Lekaj thekson se, “përveç mëditjeve, pagave të majme e sorollatjeve të Edita Tahirit, Kosova nuk e ka asnjë përfitim nga vazhdimi i këtij modeli të bisedimeve”. “Prandaj ka ardhur koha që këto bisedime të ndërpriten e të bëhet një strategji e qartë se si do të dukeshin në të ardhmen bisedimet për gjërat bilaterale në mes dy shteteve, të cilat duhet ta njohin njëra-tjetrën. Serbia ka përfituar shumë duke shfrytëzuar paaftësinë e qeverisë dhe delegacionit të saj që e ka përfaqësuar Edita Tahiri në këto bisedime”, ka nënvizuar Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …