Aleanca
për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj rastit të fundit në fshatin Gorazhdec
të Pejës, duke e cilësuar atë si një incident të rëndë dhe shumë të dyshimtë. “Pa dashur të paragjykojmë se kush
mund të qëndrojë pas këtij incidenti, ai është bërë me qëllim të ndaljes së
procesit të integrimit të pakicave në sistemin e Kosovës, një shembull i mirë i
të cilit ka qenë edhe vetë Gorazhdeci”, thuhet në reagimin e AAK-së. Në kumtesë
e saj, AAK u ka bërë thirrje “të gjithë atyre që bëjnë kalkulime politike, se
sulmet e tilla nuk do të mund t’i minojnë përpjekjet tona që serbët e Kosovës
të jenë qytetarë të lirë e të barabartë me gjithë të tjerët, e as përcaktimin
tonë se në asnjë situatë nuk do të pranohet rikthimi i ndikimit të shtetit të
Serbisë në Kosovë”.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti, sa u përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024, është më e ulët se në vitin 2018
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket …