AAK ka konstatuar se protesta e sotme e mbajtur në Prishtinë, ishte protesta më e madhe e mbajtur që nga paslufta. Kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, kërkon që të ndërpritet dhuna dhe protestuesit të shpërndahen. Mesazhet e kësaj proteste ishin më të qartat dhe më të vendosurat se kjo qeveri nuk mund ta vazhdojë mandatin e saj. Ne si parti politike u shprehim falënderimet më të thella qytetarëve të Kosovës, për angazhimin e tyre dhe për vendosmërinë që të jenë aktiv në vendimet e rëndësishme për vendin. Aleanca do të vazhdojë të jetë e lidhur ngushtë me qytetarin e vendit, në këto procese të rëndësishme për vendin, Njëkohësisht shprehim keqardhje për incidentet që pasuan protestën e sotme, thuhet në një kumtesë të AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …