Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas përhapjes së lajmeve gjoja afrim me koalicionin qeveritar ka bërë të ditur se me asnjë çmim, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Mustafa. Qëndrimi parimor dhe i vendosur i AAK-së, sipas komunikatës së kësaj partie, për të kundërshtuar keqqeverisjen dhe për ta bërë opozitarizmin sipas parimeve që e udhëheqin këtë parti, i ka çuar peshë disa mediume të sponsorizuara, herë nga njëra e herë nga pala tjetër, që të fabrikojnë rrena se si AAK po hyn në qeveri! “Ky reagim s’ka të bëjë me këto mediume e as me sponsorët e tyre, por është sqarim për opinionin publik. Prandaj fushata e rrenave, nuk do të mund ta dëmtojë më partinë, sepse qytetarët po i shohin vlerat e secilit. Me këtë qeveri do të shihemi vetëm në zgjedhjet të cilat s’mund t’i ndalë askush, thuhet mes tjerash në kumtesën e AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …