Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj akuzave të shumta që kanë ardhur në drejtim të deputeti të kësaj partie, respektivisht, pas deklaratës deputetit të kësaj partie Daut Haradinaj. “Deklarata e deputetit Daut Haradinaj është nxjerrë nga konteksti dhe nuk ka qenë thirrje për spastrim etnik, siç e kanë paraqitur disa media, por ngritje e alarmit për provokimet e Serbisë ndaj Kosovës, edhe përmes rastit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilat do të mund të kishin pasoja të rënda për të gjithë! Edhe nëse në deklaratën e deputetit Haradinaj, ka pasur tone emocionale, ato duhet parë si të tilla. Për të gjithë ata që nuk e dinë, ju kujtojmë së Ramush Haradinaj e ka mbrojtur popullatën civile e fëmijët në Kosovë. Ramush Haradinaj i ka mbrojtur kishat serbe në Kosovë. E ka mbrojtur popullatën serbe dhe në kohë paqe, ka krijuar programe për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. I pari ka dal hapur kundër ekstremizmit fetar. Dhe pikërisht tani, disa njerëz e disa qarqe, brenda dhe jashtë Kosovës, po duan që duke e izoluar Ramush Haradinajn ta provokojnë një situate tjetër të rrezikshme në Kosovë! AAK dhe deputetët e saj, pa përjashtim, janë të përcaktuar për shtet ligjorë e të drejtë, ku të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, të kenë të drejta të barabarta. Por në asnjë rrethanë dhe asnjëherë, nuk do te pajtohemi me provokimet që po na i bënë Serbia, edhe përmes rastit të Ramush Haradinajt. Sot është koha e fundit që t’u thuhet stop këtyre provokimeve, për çka ne llogarisim seriozisht edhe në ndihmën e partnerëve tanë. Boshti i problemit nuk janë deklaratat e politikanëve në Kosovë, por veprimet konkrete të Serbisë, brenda dhe jashtë territorit të Kosovës” thuhet në njoftimin e AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …