Albin Kurti

AAK-ja dhe LDK-ja kritikojnë qëndrimet e Albin Kurit në marrëdhëniet me Amerikën

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj  thotë se kjo parti  e ka kritikuar disa herë Albin  Kurtin për shkak të disa vendimeve të tij, që nuk kanë qenë në harmoni me sugjerimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo që na ka bërë të dyshojmë, ka qenë refuzimi i projektit të gazit amerikan, sepse tash, përderisa po përballemi me krizë të rëndë energjetike, ai ka qenë një gabim fatal që e ka bërë Kurti dhe Qeveria e tij”, tha Tima  Kadrijaj për Radion Evropa e Lirë. Edhe kritikat e LDK-së për Qeverinë kanë qenë të vazhdueshme, sidomos për moszbatimin e supozuar të Marrëveshjes së Washingtonit. Në një seancë të Kuvendit të Kosovës, më 12 prill, ish- kryeministri Abdullah Hoti, i cili ka qenë nënshkrues i Marrëveshjes së Uashingtonit, ka thënë se marrëdhëniet me SHBA-në janë lënduar dhe se nuk janë në nivelin që kanë qenë dhe që duhet të jenë. Mendoj se është absurde që këtu në Kuvend, në vazhdimësi, është cilësuar si e dëmshme një marrëveshje që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Hoti, tani deputet i LDK-së, duke aluduar në deklaratat e Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASH pajtohet me BE-në se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit, me projektligjin për juridiksion gjyqësor në Kosovë

Departamenti amerikan i Shtetit tha se pajtohet me Bashkimin Evropian se Serbia ka shkelur detyrimet …