AAK-ja dhe Nisma i kanë dhënë fund bojkotit të Kuvendit, kanë bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, dhe shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami. Ata kanë theksuar se me procedimin e demarkacionit në Kuvend nuk kanë më arsye për të vazhduar bojkoti i tyre. Ata kanë shtuar se tash e tutje deputetët e dy partive opozitare do t’u kthehen punimeve në seancat plenare dhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare. Lekaj e Bajrami kanë treguar se kundërshtimi i tyre do të bëhet nëpërmjet votave, e jo gazit lotsjellës apo formave tjera që u përdorën më parë nga këto parti. Të dy subjektet opozitare, që tashmë kanë lidhur koalicion mes vete, që nga zgjedhja e Hashim Thaçit për president të vendit, kanë vendosur bojkotimin e institucioneve të vendit, si shenjë pakënaqësie me koalicionin qeverisës, e sidomos nënshkrimin e dy marrëveshjeve, atë të Demarkacionit dhe Asociacionit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …