Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi, ka folur rreth ftesës së Albin Kurtit që t`i bashkohen Vetëvendosjes!, dhe së bashku ta krijojnë Qeverinë e ardhshme. “Ne jemi duke i pritur rezultatet, dhe temat tjera do t’i diskutojmë pas rezultateve”, ka thënë ai. Edhe Anton Berisha, nga AAK-ja, thotë se do të ishte me vend një koalicion pas zgjedhor mes “Vetëvendosjes” dhe AAK-së, pavarësisht se në zgjedhjet e 11 qershorit, kanë që në kuadër të koalicionit. Po ashtu kandidati për deputet i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, thotë se nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre do të dalin nga koalicioni, PDK-AAK-Nisma. AAK-ja dhe NISMA e shohin të mundshëm një koalicion pas zgjedhor me Vetëvendosjen.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …