KMDLNj u bënë thirrje deputetëve që t’i lënë dallimet politike dhe partiake dhe ta votojnë buxhetin e rishikuar

AAK-ja dhe VV-ja me vlerësime të kundërta për buxhetin për vitin 2025

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Vetëvendosja, ka bërë vlerësime të kundërta për buxhetin për vitin e ardhshëm. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë se ky nuk është buxhet zhvillimor po i varfërimit. “Ky buxhet është buxhet i fukarallëkut për shkak se është buxhet i cili nuk i adreson dhe nuk i mbulon kërkesat e qytetarëve të vendit” ka theksuar deputeti, Shemsedin Dreshaj. Ai ka shtuar më tutje se nuk kemi të bëjmë me rritje reale të buxhetit por bartje të mjeteve të mbetura nga viti në vit. Nga ana tjetër, deputeti nga radhët e partisë Vetëvendosje, Driton Hyseni ka thënë për Ekonomia Online se ky buxheti i vitit 2025 do të ketë ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve të Kosovës. “Konsideroj që është një buxhet i cili ndikon direkt ë mirëqenien e qytetarëve, direkt në realizimin e projekteve kapitale por edhe dikund direkt edhe në mbështetje të masave që qeveria ka në plan të ndërmarrë sa i takon zhvillimit ekonomik respektivisht mbështetjes së ndërmarrjeve në Republikën e Kosovës” ka thënë mes tjerash deputeti, Driton Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja ka kërkuar shkarkimin e ministrit, Faton Peci dhe deputetes Fitore Pacolli nga pozita e Kryetare së Komisionit Parlamentar

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka …