AAK-ja do të propozojë rezolutë mbështetëse për të përkrahur rezolutën Parlamentit Evropian për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Lajmin e ka bërë me dije shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, në një konferencë për medie. Ai ka thënë se Rezoluta e PE-së që përmban 28 pika në të cilat flitet për zhvillimet e fundit politike dhe procesin e dialogut, e dënon fuqishëm këtë agresion në veri. Grupi parlamentar i AAK-së do t’i propozojë Kuvendin mbajtjen dhe miratimin e një deklarate politike për dy çështje. E para një rezolutë mbështetëse nga Kuvendi për rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila si asnjë herë më parë e ka dënuar sulmin në Banjskë. Unë nuk e di a e keni parë këtë rezolutë, por kjo rezolutë e PE-së e dënon në masën më të madhe Serbinë në sulmin terrorist në Banjskë. Nëse e marrim pikën e parë, e dënon me gjuhë shumë të ashpër dhe quan sulm terrorist dhe i bën thirrje vendeve anëtare që nëse nuk e kanë dënuar, ta bëjnë sa më shpejt”, ka thënë Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …