Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka njoftuar se AAK do të votojë kundër ndryshimit të Kodit Civil ku lejohen martesat brenda së njëjtës gjini. Tahiri ka thënë se këtë vendim e kanë marrë pas kërkesave të shumta që kanë pranuar nga elektorati, duke shtuar më tej se miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm. “Grupi parlamentar i AAK-së do te votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas të cilës do të lejoheshin martesat brenda së të njëjtës gjini. Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm”, thotë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …